Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një “vlerësim” të kundërshtarëve të tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, për Belind Këlliçin, Veliaj tha se ai është i djathtë, por flet dhe bën politikë “të majtë”.
“Unë besoj që në 30 vite debate ideologjike, mund të themi që e majta ka fituar debatin ideologjik. Fakti që kemi një kandidat nga PS, LSI, një nga partia komuniste, një nga lëvizja marksiste, do të thotë që e majta e dominon, ky është një lajm i mirë. Edhe ata që hiqen si të djathtë. Kur flasin me ide të majta. E parë nga ana partiake, të regjistrohesh në listën e Ilir Metës është trishtim, të jesh sot dhe të mundohesh të bësh pudër fytyrën për Berishës që e ka të shkruar në ballë që është non grata. Amerika është acaruar kaq shumë me të, jo ata që panë tortën në sheshin Skënderbej, që humbën lekët në piramida, apo ata që mbajnë mend se si u ndërtua pa leje,”- tha Veliaj.
“Bejko përveç se është i djathtë në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vetët i fortë, di të organizohet, nuk është se di të intimidohet, tërhiq nga kjo, kam vite pa e takuar, por në betejën time të parë në Gjirokastër, kockë e fortë,”-shtoi Veliaj