Ethet elektorale kanë filluar të ‘ndezin’ motorin e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023.
Kryeministri Edi Rama deri më tani ka konfirmuar për një mandat të tretë në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ndërsa pritet që në bashkinë e Lezhës të konfirmohet Pjerin Ndreu.
Burime për median bëjnë me dije se në bashkinë e Shijakut do të rikandidojë Elton Arbana, ku i rikonfirmar është edhe Rahim Spahiu në krye të Dibrës.
Mësohet se Rama do të ketë një takim dy ditor me kryebashkiakët në qytetin e Durrësit, në datat 7 e 8 tetor ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore.