Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për shtyp ka bërë një rezyme mbi të dhënat e procesit të numërimit për zgjedhjen e krerëve vendorë.
Sipas informacioneve të marra një ditë më para rreth orës 22:30 ka përfunduar dorëzimi i të gjithë proceset për dorëzimin e të gjithë kutive pranë qendrave të numërimit.
Ndërkohë 9 kuti janë konstatuara të parregullta
Në Kavajë ka filluar me vonesë, ka nisur rreth orës tre të mëngjesit, dhe në Malësinë e Madhe numërimi ka qenë më i vonuar.
Me Librazhdin patëm një problem me hedhjen e të dhënave, me pas u normalizua. Bashkia Divjakë është një tjetër që ka nisur me vonesë numërimin.
Ka mbaruar procesi i numërimit në 34 bashki dhe në 4 bashki ka nisur procesi për numërimin e votave për Këshill Bashkiak.
Në Finiq, Shijak dhe Malësinë e Madhe dhe në 4 KZAZ në Tiranë është bllokuar numërimi, për shkak të lodhjes së Komisionerëve,”, ka thënë Celibashi..