Zgjedhjet vendore, Berisha jep një afat për primaret

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për primaret në parti për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij në takim, Berisha tha se do bëhen përpjekje të mbyllen gjatë muajit tetor, të paktën për bashkitë e mëdha. Duke shtuar se mirëpresin vetë kandidimet, propozimet dhe se do jetë një garë e hapur.

“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat. Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. ua premtuam gjatë këtij viti, e sanksionuam në statut dhe duhet t’i qëndrojmë premtimit tonë. Zbatimi i saj ka rëndësi shumë të madhe, në respekt të përfaqësimit, të ligjit që zbatojmë”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *