Nënkryetari i PD, Luciano Boçi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet vendore 2023.
Boçi tha se bisedimet me demokratët kanë vijuar, ku theksoi PD kërkon që të arrijë në gjetjen e një kandidati të përbashkët.
“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha ai.