Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme mbi ndarjen e qendrave të votimit, në kuadër të zgjedhjeve vendore më 14 maj 2023.
Sipas shkresës, në listën e zgjedhësve ku ka mbi 1000 zgjedhës në zonën e qendrës së votimit, KQZ ka kërkuar të shtohet kriteri që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme.
Sipas KQZ, numri i zgjedhësve që duhet të lëvizin nga një qendër votimi në tjetrën, për shkak të këtij ndryshimi, në rang vendi shkon në 15 % të të gjithë zgjedhësve ndërsa në kryeqytet, kjo shifër arrin në 30.8 %.
Sipas shkresës, zgjedhësve që duhet t’u ndryshohen qendrat e votimit në këtë rast, përkatësisht nuk iu ndryshon zona e qendrës së votimit. Në këtë rast zgjedhësi përkatësisht do të votojë përsëri në të njëjtën godinë, por thjesht do t’i ndryshojë kati apo dhoma, ku është vendosur qendra e re e votimit”.
Komision Qendror i Zgjedhjeve thekson se e ka konsultuar këtë ndryshim me forcat politike dhe shprehet se kjo është pranuar nga të gjitha palët.