Partia Socialiste është duke u përgatitur për kandidtatët të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023.
Burime për median bëjnë me dije se deri më tani janë zbardhur 3 emrat që do të rikandidojnë si kryetar bashkie për PS-në.
Mësohet se do të rikandidojë në Bashkinë e Fierit, Armando Subashin dhe Eriselda Sefa kryetare e bashkisë së Lushnjës dhe në Tiranë, Erion Veliaj.