Kryeministri Rama ka publikuar fotografi nga punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Aty vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.
Kreu i qeverisë, në një postim në ‘Facebook’ shkruan se ky është një aks që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.
Aksi rrugor “Elbasan-Qafë Thanë” është një nga më të rëndësishmit në vend. Itinerari është Durrës-Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.