Ditën e sotme dhe nesër do të zhvillohet në Beograd të Serbisë takimi mes vendeve anëtare të nismës ‘Open Balkan’ dhe së fundmi kësaj nisme i është bashkuar edhe një shtet tjetër i Ballkanit.
Bëhet fjalë për Malin e Zi, ku në moment të fundit kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka vendosur ti bashkohet darkës së sotme me presidentin serb Vuçiç, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në ikje Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov.
Gjatë vizitës së tij në Beograd sot, duket se Krivokapiç është bindur që t’i bashkohet parimisht nismës, duke e lënë të hapur mundësinë që edhe vendi i tij të bëhet pjesë e nismës.
Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.
/Priza.al/