Laureta Omeri është emëruar drejtoresha e re e Albcontrol. Emri i saj ishte përfolur prej 10 ditësh.
Më herët në krye të Albcontrol u emërua Hantin Bonati, pas konfliktit qe ky institucion pati me kontrolloret.
Kujtojmë se Albcontrol është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.