Tonin Vocaj është emëruar sot zyrtarisht si Drejtues i Policisë Tiranë. Ai mbante postin e zëvëndës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vocaj ka zënë karrigen e Lorenc Panganikës i cili drejton nga sot Akademinë e Policisë.
Vendin e Vocaj si zëvëndës i Rrumbullakut pritet ta marrë Sokol Bizhga i cili deri para pak muajsh drejtonte Forcat Operacionale.
Drejtues të rinj priten të emërohen edhe në drejtoritë e Vlorës, Shkodrës dhe Fierit. Ish-drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj flitet të vendoset nga Rrumbullaku në krye të bluve të Shkodrës.