Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2023: Ja çfarë nënkupton

Ngjyra që do t’i japë formë vitit të ardhshëm është Viva Magenta, sipas Pantone Color System.

E përshkruar si “një nuancë e purpurt” që balancon ngrohtësinë dhe ftohtësinë, Viva Magenta është “një ngjyrë jo fort e zakontë për një kohë jo të zakontë”, tha Pantone në një deklaratë.

Pantone njihet për krijimin e Pantone Matching System, i cili përdoret për të identifikuar dhe përputhur ngjyrat në industri të tilla si printimi, dizajni grafik dhe moda.

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2023: Ja çfarë nënkupton

“E guximshme dhe e patrembur, [Viva Magenta] është një ngjyrë që promovon optimizëm dhe gëzim,” thuhet në deklaratë. Kjo zgjedhje synon të pasqyrojë tendencat më të fundit në të gjithë sektorët, duke përfshirë modën, bukurinë, teknologjinë, dizajnin dhe dekorin e shtëpisë.

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2023: Ja çfarë nënkupton

Në mes të pandemisë, Viva Magenta përfaqëson siguri, besim dhe lidhje në një botë që përpiqet të rimëkëmbet, sipas Laurie Pressman, nënkryetare e Institutit Pantone Color.

Zgjidhet ngjyra SIMBOL e vitit 2023: Ja çfarë nënkupton

Leatrice Eiseman, drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone Color, tha se nuanca ishte frymëzuar nga ngjyra natyrale e insekteve të vogla të quajtura cochineal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *