Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të zgjedhë këtë të martë anëtarin e ri.
Dy kandidatët për këtë post janë Etien Kapo dhe Ledina Riza të cilët pritet të votohen në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme. Të pranishëm për të votuar në këtë mbledhje do të jenë rreth 231 prokurorë, ku në fund do të dalë dhe anëtari i ri.
Kujtojmë se ditën e djeshme KLP njoftoi se ende nuk ka aplikime për drejtuesin e ri të SPAK, por gara do të qëndrojë e hapur deri më 2 nëntor 2022.