Zgjodhi ‘ushqimin më të mirë’/ Vrau dhe hëngri nënën e tij, sa vite burg është dënuar kanibali 28-vjeçar

Një 28 vjeçar është dënuar me 15 vite burg pas vrau nënën e tij. Si të mos mjaftonte krimi, ai më pas e hëngri atë. Alberto Gomez Sanchez u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesët e trupit të nënës në shtëpinë e saj, në një tas plastik.

Sipas mediave vendase, gjykata hodhi poshtë pretendimet e kanibalit, se ai kishte pësuar një episod psikotik në momentin e vrasjes. Sanchez u dënua me 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj shtesë dhe përdhosjen e trupi të një personi të vdekur.

I riu kërkohet t’i paguajë vëllait të tij 60,000 euro për dëmshpërblim shpirtëror. Gjatë gjykimit, doli se Sanchez, kishte mbytur nënën e tij gjatë një debati. Ai më pas e copëtoi atë dhe hëngri pjesë të trupit të saj për dy javët e ardhshme, duke ushqyer edhe qenin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *