Nëse zakonisht zgjoheni me dhimbje të këmbëve, edhe kur nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje, kjo simptomë mund të jetë tregues i problemeve serioze shëndetësore.
Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë. Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët të gjakut, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin.