Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha alarmin se 2.5 ton uranium janë zhdukur nga një vendndodhje sekrete në Libi sipas Reuters.
Ende mbetet e paqartë se kur u zhduk uraniumi. Inspektorët thuhet se donin të vizitonin vendin vitin e kaluar, por udhëtimi ishte shtyrë për shkak të luftimeve në Libi.
IAEA tha se vendi ku u ruajt uraniumi nuk ishte në territorin e kontrolluar nga qeveria. Në një deklaratë, IAEA tha se do të kryejë aktivitete të mëtejshme “për të sqaruar rrethanat rreth heqjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale”.
Ekziston frika se uraniumi mund të përbëjë rrezik radiologjik, si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore. Që kur ish-diktatori libian, kolonel Muammar Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, vendi është ndarë në fraksione konkurruese politike dhe ushtarake.