Zhduket 14-vjeçari në Vlorë

Një 14 vjeçarë nga Vlora, është larguar nga shtëpia më datë 16 gusht duke mos u kthyer më.

4 ditë pa marrë asnjë lajm nga i mituri .

Nëna e 14 vjeçarit është drejtuar policisë së Vlorës duke bërë kallzim, se djali i saj është larguar nga shtëpia.

“Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, informon policia.

Policia po punon pë gjetjen e 14 vjeçarit .

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *