Një 22-vjeçare nga Tirana është zhdukur dhe familja e saj e kërkon. Policia bën me dije se e reja me inicialet L. Z., është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i të resë,32 vjeçari me inicialet E. Z., ditën e djeshme.
Njoftimi:
Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.