Një 30-vjeçar është zhdukur në Tiranë prej ditës së djeshme.
Rastin e ka denoncuar babai i shtetasit me iniciale U.S., i cili i është drejtuar policisë ku dhe ka kallëzuar zhdukjen e të birit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.