Zhduket 32-vjeçari në Fier, në sistemin TIMS rezulton se…

Një 32-vjeçar është zhdukur në Fier pre më shumë se një muaji.

Mësohet se shtetasi me iniciale M.D., ka humbur kontaktet me babain e tij prej datës 8 maj.

Sakaq, burime për median bëjnë me dije se nga kontrollet në sistemin TIMS, i riu rezulton ende brenda territorit shqiptar. Ndërkohë që ai nuk iu përgjigjet asnjë telefonate nga prindërit e tij.

Njoftimi i policisë:

Në datë 27.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., 71 vjeç, banues në Selishtë, Fier, se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin M. S., 32 vjeç, që prej datës 08.05.2022. Po punohet për gjetjen e 32-vjeçarit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *