Muharrem Aliçkolli, 62 vjeç nga Korça ka humbur kontaktet me familjarët e vet prej mëngjesit të ditës së djeshme.
Kanë qenë vetë që familjarët ata që kanë bërë denoncimin në komisariatin e Korçës, ndërkohë që kanë apeluar e kërkuar dhe ndihmën e medias dhe kujtdo që e sheh, për të kontaktuar me ta.
Mësohet se Aliçkolli vuan nga probleme të shumta shëndetësore, gjë e cila ka sjellë dhe alarmim e familjarëve mbi fatin e atë afërmit të tyre.
Ata kërkojnë ndihmë për gjetjen e 62-vjeçarit nga çdokush që mund të ketë informacion.