Një gazetar britanik së bashku me një ekspert Brazilian janë zhdukur në një zonë të Amazonës.
Mësohet se shtetasit Dom Phillips dhe Bruno Pereira janë parë për herë të fundit në rajonin e Javarit gjatë fundjavës.
Sakaq, në rrëfimin e tyre familjarët pohuan se çdo sekondë ka rëndësi në kërkimin e tij.
“Ju lutemi përgjigjuni urgjencës së momentit me veprime urgjente. Në pyll çdo sekondë ka rëndësi, çdo sekondë mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”, tha bashkëshortja e gazetarit.
Ndrkohë policia është duke vijuar kërkimet, por deri më tani raportohet se të dy personat dy kishin vozitur me varkë në liqen Jaburu të premten. Dyshja pritej të ktheheshin në qytetin Atalaia do Norte të dielën pasdite, sipas grupeve indigjene, por nuk mbërritën më.