Një 28-vjeçar nga Erseka, i identifikuar si Sherif Mukaj rezulton i humbur pasi ka humbur kontaktet me familjarët e tij që nga data 1 nëntor. Sot, 19 ditë pas zhdukjes së tij, Policia ka gjetur makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).
Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej.
Të shqetësuar, ata kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Ata tregojnë se për herë të fundit, i riu është parë në fshatin Starje.
“Nuk kemi folur me djalin që nga data 1 nëntor, nuk dimë të ketë pasur konflikte. Na kanë thënë se për herë të fundit është parë në fshatin Starje,”- janë shprehur ata.
Hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të riut kanë nisur. Policia ka sekuestruar sendet e tij personale bashkë me celularin që po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 28-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person apo mund të jetë rrëmbyer.
/Priza.al/