Një 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, është larguar nga banesa një ditë më parë dhe nuk është kthyer sërish.
Ka qenë babai i tre fëmijëve shtetasi E. Z., 48 vjeç, i cili ka bërë denoncimin në polici.
“Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Priza.al/