Zhdukja e biznesmenit në Tiranë, gjendet celulari te ‘Shkolla e Bashkuar’! Pistat kryesore që po ndjek policia

Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezulton i zhdukur. Pronari i një biznesi inertesh është denoncuar i humbur nga familjarët në datën 24 të muajit të kaluar në Komisariatin nr. 5 në Kamzë. Prej asaj dite, asnjë gjurmë nuk është zbardhur për fatin e 43-vjeçarit.

Hetuesit kanë ngritur disa pista në lidhje me ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë i rrëmbyer.

Detaje të reja janë zbuluar. Konfirmohet se është gjendur pranë ‘Shkollës së Bashkuar’ celulari i biznesmenit Hoxha. Nuk dihet si ka përfunduar aty, por edhe në atë zonë janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar çdo lëvizje të dyshimtë.

Gjithashtu një mjet i dyshimtë është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, që mendohet të jetë përdorur nga rrëmbyesit.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që Hoxha të jetë larguar vullnetarisht, pasi biznesi i tij ishte drejt falimentimit dhe kishte një numër të madh borxhesh. Po ashtu, një tjetër pistë që po verifikohet është edhe ndonjë konflikt për lëndë narkotike. Në lidhje me ngjarjen, policia ka pyetur personat e fundit që kanë pasur kontakt me të. Ruzhdi Hoxha ka qenë në një bar kafe në qytetin e Kamzës me dy persona të tjerë, miq të tij.

Kjo nuk është hera e vetme që biznesmeni është “zhdukur”. Familjarët kanë treguar se të paktën dhe dy herë të tjera ka ikur nga dy ditë pa treguar asgjë, por është rikthyer.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *