Dy fëmijë me prindër shqiptarë rezultojnë të zhdukur prej më shumë se 7 muajsh pasi janë rrëmbyer në Gjermani. Ata po kërkohen nga autoritetet spanjolle në Tenerife.
Rasti u denoncua nga e ëma e fëmijëve e cila tha se babai i kishte marrë dy fëmijët dhe ishte larguar pa lënë gjurmë. Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç, janë fëmijët e zhdukur. Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull.
Zhdukja e dy fëmijëve shqiptarë ka prekur dhe modelen e partneren e yllit të futbollit, Georgina Rodriguez.
Partnerja e Cristiano Ronaldo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e 11-vjeçarit, Kristian dhe 10-vjeçares Amantia Toska.
/Priza.al/