Zhdukja e dy “kapove” në Sarandë, policia shoqëron disa persona

Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona për rastin e zhdukjes së 46-vjeçarit Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, të cilët po merren në pyetje.

Vazhdon puna në mënyrë intensive në mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e zhdukjes misterioze të dy 46-vjeçarëve me precedentë të theksuar kriminale.

Mësohet se në këto momente janë shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilët pritet të japin dëshmi lidhur me zhdukjen e tij. Familjarë të këtij të fundit konfirmojnë gjithashtu miqësinë e tij me të zhdukurin tjetër, Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Siç bëhet me dije, ky i fundit rezulton pronar i një Bar-Restoranti ne Ksamil të quajtur “Eldorado”, ndërkohë që dyshohet se në maj 2020 është plagosur me thikë në një konflikt. Si Thodhori ashtu edhe Sulovari kanë precedentë të shumtë penale dhe nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tyre të ketë prapavijë kriminale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *