Zhdukja e Ervis Martinajt/ Çfarë u gjet në dy banesat që u kontrolluan në Shijak

Misteri për vendndodhjen e Ervis Martinajt dhe kërkimet për të kanë përplasur së fundmi Prokurorinë e Kurbinit dhe Gjykatën e këtij qyteti.

Organi i akuzës ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Burime për median bëjnë me dije se Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë. Sa i përket kontrollit që është ushtruar në dy banesa, burime zyrtare janë tejet të rezervuara por është mësuar që janë marrë disa sende prej andej.

Nuk dihet sa do i vlejnë hetimit të kësaj cështje, që dhe pse u bënë dy muaj që nga denoncimi i xhaxhait të tij për zhdukjen e Martinajt, nuk dihet asgjë për fatin e 40 vjecarit të shumërkërkuar.

 

 

/ballkanweb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *