Zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt ka krijuar kaos në strukturat e hetimit. Përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami i ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme.
Takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambientet e SPAK.
Burimet bëjnë me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është transportuar nen masa te rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 ne kryeqytet.
Kur ka kaluar me shume se një muaj nga denoncomini familjareve se kane humbur kontaktet me Ervis Martinaj.
Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij. Burimet bëjnë me dije se, drejtuesit e policisë kanë kërkuar qe dosja për zhdukjen e Martinajt te transferohet nga prokuroria e Laçit ne prokurorinë e posaçme./Abcnews.al