Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer se në momentin që doli lajmi se Ervis Martinaj është zhdukur, emra mjaft të njohur e kanë telefonuar për të konfirmuar këtë informacion. Ai shtoi se shumë biznesmenë dhe politikanë kanë frymë lirshëm pas këtij lajmi.
“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se Ervis Martinaj i ka ndodhur diçka, ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart, nuk janë vetëm kundërshtarë të krimit, janë edhe politikanë, biznesmenë, elita lart, shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Nuk na pushonin telefonat në ditët e para, donin të ishin të sigurtë se ka ndodhur diçka me të”, tha ai.