Zhdukja e Ervis Martinajt/ Noka: A ka informacion qeveria, lloj-lloj thashethemesh po qarkullojnë

Deputeti i PD, Flamur Noka në Komisionin e Ligjeve tha se qeveria duhet të japë informacion në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Noka tha se pavarësisht se një person është zhdukur, ende nuk dihet nëse qeveria ka ndonjë informacion në lidhje me të.

“Është zhdukur një person dhe askush nuk di gjë, a është zhdukur a është këtu. Askush nuk zbulon e parandalon, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. A ka informacion apo jo Qeveria? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, nuk e gjeti shteti por hasmi”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *