Fati i Ervis Martinaj vazhdon të mbetet një mister, ku hetimet për të duhet se po ‘përplas’ institucionet.
Burime për median bëjnë me dije se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.
Mësohet se Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë./bw