Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama tha se përgjigjen përfundimtare policia e Shtetit do e japë kur të ketë prova konkrete
“Duhet të kemi pak më shumë durim për të pasur një përgjigje përfundimtare dhe jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt. Përgjigjja e policisë së shtetit duhet të mbështetet dhe në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova”, tha ai.