Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me hetimet për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht.
Ai deklaroi se policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit ndërsa u ndal edhe te ultimatumi i vendosur për të zgjidhur këtë çështje.
“Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin”, deklaroi Rrumbullaku.