Një shqiptar është zhdukur në Greqi, bëhet fjalë për Altin Kodrën, 50-vjeç me origjinë nga qyteti i Laçit.
Mësohet 50-vjeçari është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, nga data 18 korrikut.
Hera e fundit që ai është parë mësohet se ka qenë në Myrina Lemnos.
50 vjeçari i zhdukur është me gjatësi 1.70, flokë të zinj e të shkurtër dhe sy kafe.
Për zhdukjen e tij është aktivizuar edhe “Missing Alert”. Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë 24 orë në 24 orë në “Linjën Kombëtare për Personat e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Greqi, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.