Prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 13-15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9-të në shkollën “Jorgji Dilo”, janë zhdukur.
Deri më tani mësohet se e mitura ka dalë nga shkolla kur ishte ora e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato të cilat i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Sakaq, sipas dëshmive të shoqeve 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin për largimin e planifikuar, ndërsa djali nga ana tjetër kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të siguruar para.
Duke u larguar kështu prej datës 29 Prill, pa asnjë shenjë. Adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë, duke përdorur një taksi si mjet transporti.
Të afërmit e fëmijëve njoftojnë se kanë kontaktuar me taksistin me të cilin të miturit janë larguar drejt Tiranës dhe ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti”, mirëpo që nga ai moment nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Bëhet me dije se të dy adoleshentët kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa.