Zhdukja e Ulvi Skanës/ A kishte lidhje i riu me Ervis Martinajn? E ëma: shteti s’ka interes ta gjejë

Fëllënza Skana, nëna e Ulvi Skanës, i riu që rezulton i zhdukur që prej datës 17 maj nëna e tij u drejtua mediave sot e alarmuar për faktin që prej pesë muajsh nuk ka marrë asnjë lajm për të birin, nëna e Ulviut thotë se shteti shqiptar i ‘përplas’ dyert në fytyrë kur ajo me të drejtë kërkon të dijë se deri në ç’pikë kanë arritur hetimet për zhdukjen e të birit.

“Nuk është në territorin tonë,”- janë fjalët me të cilat blutë e Kamzës ‘përcjellin’ Fëllënzën sa herë e shohin që u mbërrin në komisariat. Por, nëna e të zhdukurit nuk ndalet me kaq. Në një lidhje telefonike për median , Fëllënza Skana thotë se shteti shqiptar nuk ka interes t’Ia gjejë të birin, por arsyen nuk po e kupton. Ajo shton se ka ndjekur e shqetësuar lajmet që Ulviun e lidhin me të shumërkuarin e zhdukur gjithashtu pa gjurmë, Ervis Martinaj. Fëllënza Skana shprehet se i biri nuk njihej me Martinajn.

“Ka kaluar më shumë se 5 muaj nga zhdukja e djalit tim, po çmendem, po luaj nga trutë e kokës, kemi shkuar në policinë e Kamzës, kemi pyetur, na thonë ‘në territorin tonë nuk është’. Nuk dimë më se çfarë të bëjmë, dyshojnë se nuk është në Shqipëri, por nuk shoh se po e kërkojnë. Më duket se nuk kanë interes ta gjejnë. Unë shoh lajmet, ma kanë lidhur me grupin e Ervis Martinajt, më dalin trutë kur i dëgjoj këto gjëra, ai nuk njihej me të, kishte një shok aty, po me të s’njihej,”- thotë Fëllënza Skana

Ulvi Skana është 29-vjeçari nga Lura i cili prej 17 majit rezulton i hunbur. 29-vjeçari jetonte në Bathore dhe sipas familjarëve të tij ai nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë. I riu ka qenë deportuar me ekspuls nga Gjermania, por e ka hequr pasi i ka mbaruar afati pasi qëllimi i tij ishte të ikte sërish jashtë Shqipërisë. Më konkretisht, sipas dëshmisë së babait të të riut Hasan Skana, Ulviu dëshironte të shkonte në Belgjikë.

Tre ditë pas zhdukjes, i ati shkoi në dyert e komisariatit të Policisë Kamëz dhe denoncoi ngjarjen. Ai zbuloi edhe se i biri ka qenë shok me Can Karriqin, i cili u vra më 23 dhjetor të vitit 2021 në Kamëz.

Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, krim që ende nuk është zbardhur. Për këtë ngjarje, Ulvi Skana është marrë edhe në pyetje nga policia.

“Ka pasur dhe raste të tjera kur ka ikur nga shtëpia, deri në dy ditë. Por kthehej prapë. Ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ishte shok me Can Karriqin që u vra kohë më parë në Institut. Ishin shokë, shoqëroheshin. Tre ditë pas vrasjes e shoqëruan dhe në Komisariat. E mbajtën 12 orë dhe u la i lirë. Nuk ka pasur raste të tjera për të cilat mund të jetë shoqëruar. Familja ime nuk ka pasur asnjë konflikt. Policia nuk më ka thënë gjë, as nuk më kanë kërkuar informacione për djalin,”- shprehej Hasan Skana.

Can Karriqi ishte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ditën që u ekzekutua. Ai kishte lidhje miqësore me Erigers Mihasin e Armando Dumanin, dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor të vitit 2021 në Astir që dyshohet se kishin lidhje me Ervis Martinajn. Mihasi ishte miku i ngushtë i Santiago Malkos, ish-policit të ekzekutuar në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut në më 28 gusht të vitit 2019. Kjo ka qenë dhe lidhja që ka ngritur aludimet se edhe i zhdukuri Ulvi Skana mund të ketë qenë pjesë e grupit të Martinajt, por deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

 

Burimi/Dosja.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *