Zhgënjeu qeverinë në realizimin e projekteve? Kompanisë ‘Gjoka’ i hiqet ‘llokma’ e tunelit të Llogorasë/ Ja kush e fitoi tenderin 140 mln eurosh  

Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë kompaninë fituese të tenderit më shumë se 140 milionë eurosh, që do të zbatojë këtë projektin e tunelin e Llogorasë dhe ai është konsorciumi turko-turk “ISL dhe Interkar”.

Tenderi Ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke, ndryshe nga çfarë deklaroi vetë kryeministri Edi Rama një natë më parë se, tenderi do të ndërtohej nga një kompani shqiptare në bashkëpunim me një turke.

Featured image of article: Asnjë kompani shqiptare! Kush janë turqit që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë, tenderi 140 mln eurosh ka dy fitues

“Tuneli i Llogorasë, sot është shpallur fituesi, është një konsorcium turko-shqiptar, besojmë që shumë shpejt do të fillojmë punën për këtë tunel që do të hapet këtë mandat”,- tha Rama ndër të tjera mbrëmë, por pa dhënë asnjë emër kompanie.

Por në fakt, sipas njoftimit të “OpenData”, rezulton se të dyja kompniatë janë turke. Ato janë:  “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll) dhe SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787”.

(Foto: Faksimil i dokumentit të shpalljes së fituesit të tenderit të tunelit të Llogorasë)

Afati për bërjen e rrugës dhe tunelit është 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Në projekt është parashikuar që tuneli të jetë 5.9 kilometra i gjatë dhe ura që do të lidhë tunelin me Palasën 120 metra.

Tuneli do të ketë dy korsi në secilin krah të tij, njëri me gjerësinë 3.5 metra dhe një korsi emergjence prej 1.25 metrash. Shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë deri në 80 kilometra në orë, ç’ka mundëson kalimin e Qafës së Llogorasë për 7 minuta, siç edhe është deklaruar më herët nga ministrja Belinda Balluku.

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë/ Shpallen fitues një grup operatorësh të  huaj dhe shqiptarë për projektin - Gazeta Express

Tuneli do të jetë me pagesë për automjetet që do ta përshkojnë atë, por do të jetë studimi i fizibilitetit ai që do të përcaktojë tarifën.

Vlera e Ofertës Fituese pa TVSH është 17 036 526 000 Lekë, 17.03 miliard Lekë ose rreth 139.6 milion Euro. Në tender morën pjesë edhe katër bashkime të tjera Operatorësh mes tyre edhe një tjetër Kompani Turke dhe një Kineze me ofertë më të lartë se Fondi Limit.

Më herët Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte tenderuar të njëjtin projekt, duke shpallur kompaninë “Gjoka” si ofertuesin më të mirë, por gjithçka u anulua më vonë dhe tenderi u rishpall.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *