Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka pranuar ankimimin e bërë nga kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj në lidhje me njohjen e Grupit të Rithemelimit.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kundër vendimit nuk lejohet ankimim.
Njoftimi i Plotë:
Përshëndetje !
Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim ne te njëjtën gjykate por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome këshillimi:
– Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane.
– Kundër vendimit nuk lejohet ankim.