Këtë të enjte, Kuvendi do të zhvillojë seancën parlamentare të radhës. Deputetët do të mblidhen në Kuvend si çdo të enjte në orën 10:00.
Mësohet se deeputetja, Ina Zhupa ka kërkuar Interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Sakaq, pritet të miratohen deputetët të cilët do të angazhohen në Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.
Në seancë plenare do të diskutohet raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH” për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë”, për të cilin ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve.