Zhupa: Vrasja e 14-vjeçarit, siguria në shkolla vetëm propagandë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika mes adoleshentësh.

Në një deklaratë nga Kuvendi, Zhupa ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka kritikuar ashpër mungesën e sigurisë në shkolla. Ajo theksoi se, pavarësisht aludimeve dhe premtimeve për sigurinë në shkolla, realiteti është krejt ndryshe, pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur në mes të Tiranës dhe nuk ka pasur asnjë oficer sigurie për të parandaluar dhunën.

Zhupa: Një 14-vjeçar sapo ka humbur jetën, pasi është vrarë më thikë në derën e shkollës “Fan Noli”. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes, por dua të kuptoni se sa false dhe jashtë realiteti është projektbuxheti që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla.

Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangi sherrin me thika në oborrin e shkollës. Paratë janë, por vetëm propaganda bëhet me sigurinë në shkolla.

Ministrit Balla dhe ministrja shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë, por nuk e di ku e kanë arkivuar paketën bashkë me këtë ministrin e ri, Hoxha, që di të sjelli vetëm policinë për t’u përballur me deputetët dhe nuk e ka policinë për të mbajtur fëmijët tanë.

Kujtojmë se adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, sipas policisë është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *