Zhvarrosja zbulon autorët/ I penduari nxjerr në skenë Marjetën: E vrava por s’mora lekë, e bëra për shoqëri

Një ngjarje tronditëse është zbardhur ditët e fundit, ku 56-vjeçarja Marjeta Karaj ka ekzekutuar fizikisht ortakun e saj, ngjarje e ndodhur në vitit 2017. Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin dhe në dëshminë e saj para hetuesve ka hedhur dritë mbi vrasjen e 61-vjeçarit Kurt Deda për 10 milion lekë të vjetra.

Marjeta Karaj, pas vrasjes është përpjekur të mbajë të pastër figurën e saj madje edhe ditën e sotme ka mohuar të ketë lidhje me krimin. 56-vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën.

Por, i prenduari i drejtësisë Gëzim Ngota, ka zbuluar që nga momentet e pengmarrjes, internerarin drejt Allias deri në ekzekutimin e tij në Dajt.

“Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamanë e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit bashkë me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë. Viktima këmbëngulte se nuk i kishte lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë. Më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit. Aty Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën” – dëshmon Ngota.

Ndër të tjera, Marjeta Karaj në bashkëpunim me Gëzim Ngota i kanë kërkuar viktimës kthimin e borxhit por ky i fundit ka mohuar të jetë debitor ndaj autorëve. Në këtë moment, është rrahur. Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt Dedën, e kanë lidhur dhe djegur.

Në dëshminë e tij, Ngota shprehet se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri.

Hetimet për këtë ngjarje u rihapën 1 vit më parë me kërkesë të Policisë së Tiranës, ku me urdhër të Prokurorisë u kërkua zhvarrosja e kufomës për të bërë edhe një herë ADN-në.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *