Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i një mashtrueses në Tiranë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last fraud”, të zhvilluar nga strukturat hetimore DVP Tiranë, u arrestua shtetasja Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë), sepse ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.
Bëhet fjalë për familjen Verracaku, një anëtar i së cilës u përfshi në vrasjen e Velipojës dy vite më parë.
Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Në këtë rast bëhej fjalë për një mikeshë të sajën, biznesmene nga Delvina.
Deraj është një emër jo i panjohur, pasi në rrjetet sociale ajo poston vazhdimisht foto nga aktivitete të ndryshme publike, ku merrte pjesë, përfshirë edhe foto nga Kuvendi i Shqipërisë. Në rrjetet sociale ajo mbante një foto me ish-ambasadorin amerikan John Ëithers.
Më herët Deraj ka punuar në disa institucione Bankare, përveçse në Bankën e Shqipërisë.