Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë thirrje për veprim të qetë dhe të matur për të shmangur dhunën dhe kërcënimet e mëtejshme, pas përleshjeve të djeshme në komunën e Zveçanit mes serbëve lokalë dhe Policisë së Kosovë para objektit komunal.
“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit.
Mendoj se ne si Bashkimi Evropian dhe që u rideklarua dje, kemi thënë se zgjedhjet e fundit u zhvilluan në rregull, por përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të popullsisë në verilindje të Kosovës. Kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhja afatgjatë mund të gjendet vetëm në një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtu përfshihet edhe popullata lokale, serbët e Kosovës” – tha Wigemark për Deutsche Welle.
Wigemark theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.