Ditën e sotme zhvillohet në Tiranë edicioni i 5-të i ‘Maratonës së Tiranës 2021’, një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të botës. Qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00.
Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.
Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Në Maratonë do të shpërndahen çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.
Për kategorinë “Marathon” me 42 kilometra çmimet janë:
Vendi i tretë: 2000 Euro
Vendi i dytë: 3000 Euro
Vendi i parë: 5000 Euro
Për kategorinë “Half Marathon” 21 kilometra çmimet janë:
Vendi i tretë: 1000 Euro
Vendi i dytë: 1500 Euro
Vendi i parë: 2000 Euro
Për kategorinë “Tirana 10K” çmimet janë:
Vendi i tretë: 500 Euro
Vendi i dytë: 600 Euro
Vendi i parë: 800 Euro
Për kategorinë “We too” çmimet janë:
Vendi i tretë: 300 Euro
Vendi i dytë: 400 Euro
Vendi i parë: 500 Euro.
Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.
/Priza.al/