Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lidere në digjitalizim

U zhvillua dje Future Tech, panairi i parë i teknologjisë në Shqipëri, ku morën pjesë kompanitë lider në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Evente, konferenca dhe sesione kyçe u mbajtën gjatë këtij panairi, ku ishte i pranishëm edhe Vodafone Albania, një ndër kompanitë jo vetëm lidere por edhe pionere të teknologjisë në Shqipëri, pasi ka qenë ndër të parat që ka futur masivisht e në mënyrë praktike teknologjinë në shumë fusha të jetës, që nga biznesi te bujqësia, arsimi apo argëtimi.

Vodafone Albania ka krijuar disa nga aplikacionet më të shkarkuara në vend, si My Vodafone apo JUTH app, vendtakimi i qindra mijëra të rinjve shqiptarë, por krenohet edhe me një sërë zbatimesh të suksesshme të teknologjisë, në projekte si Smart Agriculture dhe eBiznes, apo në kuadër të Kontratës Sociale, si në rastin e Brightsky, aplikacioni në ndihmë vajzave e grave viktima të dhunës me bazë gjinore dhe Tirana Ime, një platformë në ndihmë të banorëve dhe turistëve të kryeqytetit.

Shërbimet, platformat, asetet që Vodafone Albania ka zhvilluar e po vijon të zhvillojë, në mbështetje të bizneseve në Shqipëri, u prezantuan në pasditen e këtij panairi, në takimin e organizuar nga Vodafone, ku ishin të ftuar përfaqësues të kompanive kryesore në vend, partnerë dhe bashkëpunëtorë ndër vite.

“Besoj se në Shqipëri kemi gjithçka na nevojitet për të shkuar me vetëbesim drejt së ardhmes digjitale: talente fantastike dhe një sërë kompanish lider në teknologji. Digjitalizimi nuk është një ngjarje e izoluar, por një udhëtim i vazhdueshëm. Dhe si një partner lider në teknologji, Vodafone është këtu për të mbështetur bizneset në çdo hap”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz.

Fjala e Revesz u plotësua më tej nga Brunilda Isaj, Drejtoreshë e Biznesit në Vodafone, e cila tha se sot nuk duhet të flasim thjesht për teknologjinë, por për mënyrën se si kompani si Vodafone Albania do t’u vijnë në ndihmë bizneseve përmes teknologjisë. “Ne duam të jemi dhe jemi brandi që ka lidershipin absolut në treg për të ofruar shërbime konektiviteti dhe që ka digjitalizuar shoqërinë e bizneset”, u shpreh Isaj.

Jo rastësisht në panair kryefjala ishte Inteligjenca Artificiale dhe futja e teknologjisë në çdo aspekt të veprimtarisë së bizneseve e shoqërisë, pa të cilën këto të fundit nuk mund të mbijetojnë. “AI po transformon botën. Një vit nga sot, bizneset tuaja do të duken të vjetra nëse nuk do të kenë adaptuar Inteligjencën Artificiale”, u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Enio Jaço, duke listuar një sërë shërbimesh që janë tashmë jetike për biznesin dhe shoqërinë.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *