Zhvillohet sot finalja e Europa League, Villarreal përballet me Manchester United

Këtë mbrëmje në orën 21:00 do të mbahet finalja e madhe e Europa League në stadiumin e Gdansk në Poloni. Ndeshja do të zhvillohet në prani të 10 mijë tifozëve. Pas ngritjes së trofeut të parë sezonal në Europë sot, të shtunën do të jetë radha e Champions.

Villarreal ka në përbërje disa prej lojtarëve më me eksperiencë, ndërsa në pankinë do të ketë dhe specialistin Unai Emery, i cili e ka fituar Europa League tre herë.

“United është favorite dhe kuptohet mjaft mirë pse, por ne kemi mundësitë tona ta fitojmë trofeun dhe do t’i shfrytëzojmë më së miri ato”, tha trajneri Emery.

Anglezët e Manchester United përveçse kanë fituar tre herë Championsin në 2017-tën triumfuan edhe në Europa League. Në finalen e mbrëmjes së sotme shihen si favoritë edhe për shkak të këshillave që kanë marrë nga ishi Ferguson.Me Bruno Fernandes dhe Edinson Cavanin në superformë anglezët do bëjnë të pamundurën që të ngrenë trofeun e Europa League.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *