Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë shtetasit, R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe D. H., 37 vjeç nga fshati Plesat.
Policia sekuestroi dy aparate celulare dhe një sasi parash.
Gjirokastër
Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).
Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/Priza.al/