Zingraf: PD të rigjejë veten, i nevojitet një udhëheqës për të orientuar vendin

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ditën e sotme i është drejtuar PD-së me një apel. Për ReportTv, nga qyteti i Korçës, ai shprehet se shpreson që PD të rigjejë veten dhe të rikthehet në një alternativë për qytetarët shqiptarë.

Sakaq, ai shprehet se çdo vend duhet që të ketë një opozitë të fortë e cila do të shërbejë për kontrollin e qeverisë dhe t’i japë zgjidhje një alternativë të duhur. Ndërkohë, ka shtuar se PD duhet të gjejë një udhëheqës të saj për të orientuar vendin nga e ardhmja.

Pyetja: Si e vlerësoni situatën në PD, a duhet të qëndrojë një person ‘non grata’?

“Në fakt përgjigja ime do duhej të kishte qenë këto janë çështje të brendshme të një partie rreth të cilave nuk do të duhej të shprehesha. Por më duhet të them gjithsesi diçka rreth kësaj sepse kemi të bëjmë me të ardhmen politike të një partneri të ngushtë sikurse është Shqipëria për Gjermaninë.

Çdo vend i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje. Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *