Pas jugut duket se zjarri do të përfshijë pjesën e juglindjes. Raportohet se zona turistike e Vithkuqit në Korçë është pushtuar nga flakët. Zjarri i është afruar dhe manastirit të Shën Pjetrit.
Deri në këto momente është djegur një sipërfaqe prej 3 ha shkurre e pishash. Banorët dhe zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë ka ardhur edhe një zjarrfikëse nga Pogradeci.
/Priza.al/